Zbardhen EMRAT, kush janë punonjësit e ndaluar nga SPAK në ISHSH dhe...

Zbardhen EMRAT, kush janë punonjësit e ndaluar nga SPAK në ISHSH dhe Institutin e Higjenës

397
0
Shares

Janë zbardhur emrat e punonjësve të shëndetësisë të cilët janë ndaluar këtë pasdite nga antikrimi ekonomik me urdhër të SPAK, të cilët dyshohet se lëshonin libreza fiktive.

Në hetim sikundër mësohet janë 14 persona, nga të cilët 5 janë inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë, 8 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë e përfaqësues të subjekteve të ndryshëm tregtarë.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 2 persona ka vendosur masat “arrest në burg”, në mungesë, për 9 të tjerë “arrest shtëpie” dhe për 3 persona masën “pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”. Të gjitha këto masa janë ekzekutuar nga Policia.

Këta persona akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë dhe “Shpërdorim detyre”.

“Arrest me burg”:

1-Niko Nika

2-Hazis Lura

“Arrest në shtëpi”:

1-Eda Myftari

2-Ihsan  Hasani

3-Franc Daija

4-Ilir Hoxha

5-Ornela Balla

6- Johana Sinani

7-Arjan Gjoka

9-Evald Bejaj

“Pezullim të ushtrimit të detyrës”:

1-Luiza Metani (Goduni)

2-Diana Hysi

3-Marinela Sulmina  (Hysi)

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY