VIDEO/ Autori para masakrës në tavolinën e pokerit me viktimat dhe të...

VIDEO/ Autori para masakrës në tavolinën e pokerit me viktimat dhe të plagosurit

59
0
Shares

Ky është momenti kur autori i masakrës në Dajç të Shkodrës ka qenë në tavolinë së bashku me dy viktimat dhe të plagosurit e mbrëmjes së djeshme.
Miklovan Parubi, tashmë i vënë në prangat e policisë pas një aksioni që zgjati rreth 14 orë gjatë gjithë orëve të natës e që u finalizua sot në 13:30 me arrestimin e tij dhe sekuestrimin e armës tip kallashnikov. Në video shfaqet autori dhe personat e tjerë teksa luajnë poker në ambientet e lokalit të Ajet Saitit 42 vjeç. Parubi është i ulur në tavolinën ku luhet, dhe shihet teksa debaton me një të ri, i cili më tej ulet të luajë. Mes tyre ka një debat, që duket edhe në video.
Në ambientet e lokalit janë 9 persona, së bashku me burrin që pastron lokalin ndërsa ata luajnë. Parubi, njihet në zonë si një person me çrregullime të personalitetit si dhe përdorues i lëndës narkotike. Ndaj për Policinë e Shkodrës mbeten ende të pashpjegueshme arsyet që e bënë 33-vjeçarin të çohet i revoltuar nga tavolina e pas pak momentesh të kthehet i armatosur me kallash. Në videon e siguruar nga Express, shfaqet edhe momenti kur autori është larguar nga tavolina. Personat e tjerë shihet teksa vijojnë qetësisht lojën, pa pasur asnjë debat apo përplasje mes tyre.
Më tej video ndërpritet.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, autori është rikthyer me kallash ku ka derdhur breshëri në ambientet e brendshme të lokalit, duke lënë të plagosur katër persona: Ndok Marku 25 vjeç me të cilin dyshohet se ishte zënë gjatë lojës, Aleks Prendi 42 vjeç, Kital Moll 26 vjeç dhe Vinçens Kopshti 22 vjeçar. Ata fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Viktima të Parubit, mbetën Ajet Saiti, pronari i lokalit i cili erdhi në vendngjarje sapo mësoi për të shtënat. 42-vjeçari është hasur me autorin në shkallët e lokalit dhe ka tentuar ta neutralizojë atë duke i marrë armën, por u bë viktimë e 33-vjeçarit i cili e qëlloi për vdekje në hyrje të lokalit. Ndërkohë viktimë e dytë mbeti 30-vjeçari Gacalin Kopshti. Po kaq i rastësishëm në ngjarje sa edhe pronari. Kopshti po vinte në lokal pasi kishte peshkuar, për të takuar vëllain e tij, Vinçensin 22 vjeç, i cili mbeti i plagosur nga Parubi
Pas vlerësimit që drejtuesit e Policisë së Shkodrës i bënë menjëherë situatës, dhe angazhimit të gjitha shërbimeve të Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, u bë i mundur arrestimi i autorit të ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e së hënës fshatin e Dajçit. Operacioni i kërkimit vijoi gjatë gjithë natës, ku Parubi u favorizua nga errësira, ndërsa pak pas mesditës së të martës ai u arrestua pranë banesës së tij, ku në një kasolle ju gjet edhe arma automatike. /Express/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY