‘Nesë Rama prish marrëveshjen’, Mustafaj: Opozita duhet të nxjerrë njerëzit në rrugë

‘Nesë Rama prish marrëveshjen’, Mustafaj: Opozita duhet të nxjerrë njerëzit në rrugë

101
0
Shares

Ish- ministri i jashtëm i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 ka thënë se Rama po tenton të prishë marrëveshjen e 5 qershorit pasi në karrierën e tij nuk ka asnjë marrëveshje me kundërshtarët.

Mustafaj thotë se Rama mund të ketë nënshkruar marrëveshje po ai i shkel si atë të 17 majit të 2017. Për më tepër ai thekson se nuk është momenti për Listat e Hapura pasi partitë e tjera nuk janë të përgatitura që të kandidojnë si të pavarura dhe shumë prej tyre do të shkriheshin.

Sipas Mustafajt idealja do ishte që Listat e Hapura të beheshin dy vite më parë që të kishte kohë edhe opinion publik. Por nëse marrëveshja e 5 qershorit prishet, atëhere Mustafaj konsideron se opozita nuk ka tjetër rrugë veçse të nxjerrë njerëzit në rrugë..

”Për herë të parë në 7 vite të paktën, ndërkombëtarët janë shumë të qartë në mbështetje të një qëndrimi të opozitës. Që kërkon votimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Pra u ra dakord për këtë në Këshillin Politik pa asnjë ndryshim. Ne nuk po zbulojmë si shqiptarë që Rama nuk është njeriu i marrëveshjeve. Rama ka shumë arritje dhe shumë dështime, por asnjë marrëveshje, asnjë.

Kjo tregon që ai njeri nuk është i marrëveshjeve. U shkel 17 maji. Nuk jam i çuditur por i shqetësuar por ne mund të shkojmë, po prishet atmosfera e zgjedhjeve. Po fillon humbja e besimit mes palëve. Po fillon krizë e re në dëm të demokracisë elektorale . Krizë e një cilësie të re. Jep pamjen e një kompromisi, dhe ky komprom pat ngjallur një optimizëm në opinionin publik se gjërat do bëheshin mirë. Pas fillimit të ngjalljes së këtij optimizmi, goditja që merr marrëveshja e 5 qershorit mund të ndodhë kjo.

Prishja e marrëveshjes si prishja e martesës. Pra trondit dy palët. Por normalisht më shumë tek ai që dëmtohet. Është shumë vonë për të ndërtuar sistemin e ri. Për të ndërtuar Listat e Hapura. Duheshin bërë para 2 vitesh, kur kishin mundësi partitë. Prishja e koalicioneve do e vendosë Bashën para partisë së tij, që nuk do pranojë që drejtuesit e partive të tjera të futen në listat e PD.

Do shkrijë partitë e tjera, pasi nuk janë të përgatitura për të hyrë të pavarura. Pra Listat e Hapura do shkaktojnë tërmet. Por duke njohur atë vendosmërinë që e ka Rama për pushtetin e tij. Si forcë më vete del forcë e parë, por koalicion qeveritar nuk do ketë . Ky do ta ngrerë pragun tani në 5%, dhe do ja bëjë një partie si PDIU që mos futet në parlament. Në rang republike nuk merr kjo parti 5% të votave.

Amerikanët nuk kanë folur ende. Është një thirrje nga Pompeo por Kim ende s’ka folur .Duhet të flaës ajo pasi kjo marrëveshje është në një masë produkt i saj.

Çfarë bën opozita?

Opozita po përpiqet që të bëjë mospajtimin e saj me vendimet dhe përpjekjet e Ramës për prishjen e marrëveshjes. Opozita nuk ka rrugë tjetër veçse të nxjerrë njerëzit në rrugë nëse prishet kjo marrëveshje. Kriza do jetë e një cilësie të re negative.”- tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY