KPA shkarkon ish kryetarin e gjykates se Beratit, Agron Valva

KPA shkarkon ish kryetarin e gjykates se Beratit, Agron Valva

104
0
Shares

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 15 korik të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Agron Valva.

Në njoftimin e KPA thuhet se, trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo anëtarë, pasi shqyrtuan në dhomë këshillimi ankimin e Valvas kundër vendimit të KPK, e rrëzuan atë në unanimitet.

KPK shkarkoi nga detyra gjyqtarin Agron Valva më 21 dhjetor 2018, pasi u konstatua mungesë e burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, deklarime të rreme dhe fshehje.

Në vendimin e zbardhur të Komisionit identifikohen disa probleme lidhur me blerjen e një apartamenti në vitin 2008 në Qesarakë të Tiranës në shumën 44 mijë e 600 euro. KPK konkludoi se Valva nuk provoi mundësinë e huadhënësit për krijimin e vlerës 30 mijë euro që ishte një prej burimeve të deklaruara. Po ashtu rezultoi se huadhënësi nuk ka qenë në Shqipëri në kohën kur është nënshkruar kontrata.

Në vitin 2015 Vavla u përfshi në një transaksion tjetër dhe bleu për 46 mijë e 200 euro një apartament në një zonë që në vendim cilësohet si preferenciale. Sipas KPK, Vavla bleu shtëpinë në zonën mes Shkollës së Baletit dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë me një çmim sa gjysma e çmimit të referencës.

Nga analiza financiare e vitit 2015 u konstatua se Valva kishte mungesë të burimeve të ligjshme prej rreth 2.5 milion lekë.

Komisioni zbuloi se Vavla nuk kishte pasqyruar në deklaratën veting shpenzimet për shkollimin e të birit në SHBA në shumёn 76 mijë USD për vitet 2016 dhe 2017. Si burim të këtyre shpenzimeve Valva deklaroi më pas një sponsorizim nga kunati i tij në shumën 34.9 mijë dollarë, 8 mijë dollarë si të ardhura nga prindërit e tij dhe të afërm të djalit. Po ashtu Valva shpjegoi se i biri kishte siguruar rreth 12 mijë dollarë nga punësimi online.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY