Maqedoni, si u ndane votat mes partive, LSDM e Zaev del parti...

Maqedoni, si u ndane votat mes partive, LSDM e Zaev del parti e pare

188
0
Shares

Nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 fitues në këto zgjedhje del të jetë koalicioni “Mundemi” udhëhequr nga LSDM, edhe atë me 46 deputet. Menjëherë pas kësaj pason VMRO-DPMNE me 44 deputet, ndërkaq te partitë shqiptare gjithashtu dallimi është i ngushtë.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk është se ka ndryshuar shumë nga ai i djeshmi. Përkthyer në mandate, përjashtuar 59 vendvotimet ku votat ende nuk janë përpunuar, rezultati është si vijon:

  • Koalicioni “Mundemi” udhëhequr nga LSDM – 46 mandate.
  • Koalicioni “Ripërtrirje” udhëhequr nga VMRO-DPMNE – 44 mandate.
  • Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – 15 mandate.
  • Koalicioni “Tash është koha” ASH+AA – 12 mandate.
  • E majta – 2 mandata.
  • Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – 1 mandat.

Këto janë partitë e vetme të cilat fituan ulëse në kuvend, ndërkaq nëntë partitë tjera për shkak se numrin e votave e kishin shumë të vogël, nuk arritën të marrin asnjë mandat deputeti.

Ndërkaq numri i votave për këto parti politike, është si vijon:

  • Koalicioni “Mundemi” në krye me LSDM – 324.084 ose 36% të votave.
  • Koalicioni “Ripërtrirje” në krye me VMRO-DPMNE- 312.745 ose 34.85% të votave.
  • Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – 101.432 ose 11.3% të votave.
  • Koalicioni “Tash është koha” ASH+AA – 76.425 ose 8.57% të votave.
  • E Majta- 37.057 ose 4.16% të votave.
  • Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – 13.553 ose 1.52% të votave.

Ndryshe, nga gjithsej 927.640 qytetarë që kanë votuar, numri i fletëve të vlefshme është 869.533, edhe atë ka pasur gjithsej 31.107 fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme parlamentare, gjithmonë duke bërë përllogaritë sipas 3.421 nga 3.480 vendvotimeve të përpunuara.

“Dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, pa parregullsi të mëdha”, vlerësuan mbrëmë kompetentët pas mbylljes së vendvotimeve.

Ndryshe, këto zgjedhje zgjatën 3 ditë për shkak të pandemisë me virusin korona, ku ditën e parë votuan personat e prekur nga Covid 19 dhe ata në izolim, ditën e dytë personat në shtëpitë ndëshkuese-korrektuese dhe dje dita finale e votimit.Portalb.mk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY