Policia ka ndaluar djalin e nje ish deputeti pas nje sherri qe perfundoi me plagosje me arme ne bllok.
Ai eshte Rois Babasi, djali i Ndricim Babasit. Ai i perfshi ne nje konflikt gjate natës në ish-Bllok, përballë barit ‘’Telekom’’.
Babasi eshte demtuar me mjete te forta dhe me pas Rois ka plagosur me armë zjarri në këmbë, pa probleme për jetën, një person rreth 39 vjeç.
Pikërisht 22-vjeçari Rois Babasi është edhe autori i dyshuar i cili ka plagosur me armë 39-vjeçarin në sherr e sipër.
Detajet e policise:
Tiranë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 39-vjeçari G. B.
Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit.
Procedohet penalisht edhe i dëmtuari, shtetasi G. B.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, organizuan punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.
Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.
Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/