Maqedonia e Veriut – 198 raste të reja dhe 4 viktima nga...

Maqedonia e Veriut – 198 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi

52
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.  Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 83 raste, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani- 1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë -1.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar. 71 të shëruar janë nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 12 nga Tetova, Veles-1, Manastir-1, Kocani -1, Probistip-1, Kërçovë-1, Resen-2.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8530 persona me koronavirus, prej të cilëve 4565 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 393 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3572 raste aktive me Covid-19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY