Fabrikë droge ngjitur me stacionin e policisë, nis gjyqi për 2 shqiptarët...

Fabrikë droge ngjitur me stacionin e policisë, nis gjyqi për 2 shqiptarët e arrestuar. Emrat

144
0
Shares

Para gjykatës, dy shqiptarë kanë pranuar se kanë kultivuar kanabis, pasi një kapanon “një milion paund” u gjet në pjesën qendrore të Ëhitehaven – afër stacionit të policisë së qytetit.

Dy shtetasit shqiptarë Xhon Leka, 28 vjeç dhe 39-vjeçari Gjergji Braculla u akuzuan pasi oficerët zbuluan një fermë të madhe kanabisi gjatë orëve të para të 24 majit.

Kur dy shqiptarët u paraqiten në gjykatë të nesërmen, prokurori tha në një fjalim drejtuar magjistratëve se “Policia thotë se kishte 1.300 bimë kanabis në atë adresë dhe sugjerojnë se fabrika e bandës së krimit të organizuar kishte një vlerë prej një milion paund”.

Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Seanca dëgjimore u shty, ndërsa prokurori Charles Brown i tha gjykatës: “Ne presim disa prova të mëtejshme në lidhje me vlerësimin e drogës para se të vazhdojmë dënimet”.

Seanca e radhës për të dy shqiptarët do zhvillohet më 21 gusht, ndërsa po mbahen në paraburgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY