Edhe pse i dënuar dhe dëbuar nga Britania shqiptari nuk heq dorë që të rikthehet atje sërish.
Mediat ne britani shkruajnë se Edison Lici u dërgua në Shqipëri, pasi u kap me drogë, por u kthye përsëri në Britani me kamion dhe u vendos në Uells, ku mori dokumente false italiane dhe u përpoq që të merrte leje qendrimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Skema e falsifikimit u diktua dhe u vu re se letrat e tij ishin false. Në shtator të vitit 2018 Lici u deportua në Shqipëri pas një dënimi penal në qershor të po atij viti.
Hannah George, tha se brenda gjashtë muajve të pandehurit kishin shkelur urdhrin e dëbimit duke u futur përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi siç duket ishte rikthyer në vend në pjesën e prapme të një kamioni.
Pastaj në korrik 2019 Lici aplikoi në DVLA për një leje të përkohshme drejtimi në emër të një italiani të quajtur Alex Passini.
Prokurori tha se duket se 28-vjeçari Lici kishte jetuar “ilegalisht në MB nën atë emër”. Lisa Ëilson tha se Lici kishte ardhur në Uells për të qëndruar me të dashurën e tij dhe kishte mbijetuar duke bërë punë të ndryshme, në lavazh apo ndërtim.
Gjykatësi Catherine Richards i tha Licit se nuk kishte të drejtë të qendronte në Mbretërinë e Bashkuar në kohën kur ai përdori një dokument të rremë në përpjekje për të siguruar një patentë shoferi. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/