OFL, kerkesa per vetdeklarim tek 4 persona te denuar per trafik droge

OFL, kerkesa per vetdeklarim tek 4 persona te denuar per trafik droge

148
0
Shares

OFL i ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Ladio Bracit, Artur Ndojes, Kristian Selimit, Abedin Bajraktarit.

Te kater personat jane te denuar me heret per trafik te narkotikeve, ndersa dy prej tyre edhe per organizim dhe pjesemarrje ne organizate kriminale.

“OFL u nisi kerkesat per vetdeklarim L. B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;

A. N., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

K. S., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet ne njoftimin e policise se shtetit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY