“Spitali covid 4 eshte jashte funksionit”

“Spitali covid 4 eshte jashte funksionit”

142
0
Shares

“ Mashtrimi i Edi Ramës, një muaj e gjysëm pas inaugurimit, i ashtuquajturi spitali COVID 4 është jashtë funksionit. Mijëra pacientë të “Shefqet Ndroqit” dhe familjet e tyre do të paguajnë faturën e mashtrimit të qeverisë në ikje”, deklaroi sot Orjola Pampuri, ish deputete e PD.

“Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim. Dëgjojeni vetë kryeministrin në ikje që gënjente pa turp në 2 Qershor”, tha Pampuri ndersa foli per mediat nga ndertesa e quajtur spitali covid 4.

“Mund të ndodhë që numrat jo vetëm të rriten, por të na shoqërohen me atë që nuk e patëm herë e parë, larg qoftë. Dhe ky spital është përgjigja e duhur për të qenë gati. Është fantastike, fantastike”, pat thene Kryeministri Edi Rama.

Pampuri tha se eshtë e qartë që kryeministri në ikje ka gënjyer shqiptarët, i ka bërë të besojnë se kemi kapacitete të reja për të përballuar fluksin. Asgjë nuk ka ndodhur nga ato që premtoi Edi Rama. Struktura e re spitalore, COVID 4 është e kyçur dhe jashtë funksionit. Faturën e kësaj propagande do ta paguajnë mijëra pacientë që marrin shërbim tek spitali Shefqet Ndroqi, i cili është vendosur të rikthehet në spital COVID. Ky ishte plani i vetëm i kësaj qeverie të falimentuar për të përballuar fluksin në rritje – heqja e shërbimit të duhur spitalor për mijëra pacientë, të sëmurë kronikë, shpeshherë rëndë. Duke rikthyer sanatoriumin në COVID, të sëmurët nuk do të kenë më mundësinë të marrin trajtime të specializuara tek sanatoriumi, pasi qeveria do ta izolojë spitalin për të infektuarit me COVID. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY