Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARMAND MAHO/ Socialistët pjesa që tallet më shumë nga rilindistët!

05/10/2016
ARMAND MAHO/ Socialistët pjesa që tallet më shumë nga rilindistët!
Share on FacebookShare on Whatsapp
armand maho, vogel

Armand Maho

Rilindistet me socialistet nuk jane e njejta gje…
Socialistet jane ata qe punojne e ropaten tere diten, rendohen me taksa njesoj si te gjithe ne, shajne neper dhembe dhe shikojne me ankth faturat ne fund te muajit, dhe ja nisin serish nga e para robtohu paguaj dhe prit faturat. Nuk kane akses tek pushteti, jane njesoj te neperkembur te tallur, te shperfillur si pjesa tjeter e qytetareve qe ose kane ndenjur me nje ane ose kane votuar kunder rilindjes… Shume prej brockullave te Rames nuk i kane besuar, dhe jo ne pak raste e kane siklet te shprehen se kane votuar te gjatin.. Por dhe kjo “por” eshte shume e madhe, ata serish diten e zgjedhjeve me gjithe dilemat nuk ngurojne te votojne rilindjen. Ne jo pak raste kjo vjen per shkak se e njehsojne PS-ne, te uzurpuar nga rilindistet, si pasardhese e PPSH-se, ndersa pjesa tjeter per nje inat qe as ata vete se dine nga u vjen per te djathten… por me nje te perbashket qe ne keto tre vjet e kane shume te veshtire te pranojne se kane votuar te gjatin. Aq te veshtire e kane sa nganjehere se merr vesh se nga i ka marre votat kjo soj qeveri qe rri ne pushtet…
Rilindistet jane tjeter gje…
Ata skane ideale, jane ca skutha te mbledhur rreth kryetarit, i bejne hosana tere diten atij dhe urrejne elektoratin socialist…E persekutojne e shperfillin, e vjedhin , e percmojne, e perdorin. Dhe ne ato raste kur i kane hapur ndonje vend ne administrate nuk lene rast pa ja permendur nderin qe i kane bere. Rilindistet kane fytyren e Taos, Fuges, Veliajt, Sajmirit, Shalesit, Elises, dhe e gjithe enturazhit qe vjen nga Mjaft, ose nga 11 vitet e drejtimit te Bashkise se Tiranes. Jane ata qe elektoratin e majte e shohin si tufe fshataresh. Jane ata qe perdorin komunsitet apo djemte e ish komunisteve si dordolece per te turbulluar mendjen e atyre socialisteve te tjere qe e shohin PS si pasardhese e PPSH…Rilindistet nuk mendojne te qeverisin, por sajojne cdo lloj skemash per te thithur parate e te djathteve dhe te majteve bashke. Grupi i rilindisteve ka zaptuar gjithcka, sajojne PPV-te, skemat e hashashit, rrisin taksat pa kuptim, avullojne cdo lloj fondi pa e investuar kurrkund. Afrojne trafikante te te gjitha llojeve, i vendosin ne administrate, i vendosin shefa policie e doganash, per te ngritur keshtu nje hierarki e cila shtyp apo manipulon elektoratin me gjithfare formash dhe ruan te celikte fuqine e enturazhit te pushtetit. Kush guxon ngre zerin e perjashtojne, dhe leshojne cdo lloj qeni e zagari te rekrutuar nga gjirizet ne administrate per ta denigruar… Ne rast se ti ngre zerin kunder rilindisteve, atehere nena jote eshte dashnorja e dikujt, gruaja te iken naten nga krevati, vajza eshte prostitute. E habitshme eshte se rilindistet nuk bejne kurre akuza rreth homoseksualitetit, se pse e dine ata!
Rilindistet jane nje lloj shkartisje me veset me te keqija te se majtes, e hedhur ne kazanin e spekullimit te Sorosit, e kombinuar me injorancen ne menaxhim, dhe rekrutimin ne administrate te krimit. Shfaqen si moderniste, si vizionare si reformiste, dhe nen kete pekt manipulojne turmat. Kjo e fundit, qesh me batutat e tyre dhe kur eshte per te qare , duartroket kur eshte per te marre hurin, feston kur eshte per te vene kujen. Me pas, turmen e perdorin per te kryqezuar dhe ate pak pjese te shendoshe qe guxon ti dale ne mbrojtje pikerisht asaj, turmes! Ajo pjese qe mundohet te tregoje se sa e peshtire eshte te tallesh me te varfrin dhe shpresat e tij. Jane turmat serish mbrojtja e rilindisteve, megjithese e dine qe do kridhen me shume ne vuajtje. Nen efektin e droges mediatike fillojne e flasin, brohorasin per gjenialitetin e Elises, per vizionin e Taulantit, per Filozofine e Shalesit, per trimerine Veliajt, heroizmat e Tahirit e keshtu me radhe.. nderkohe qe ata bejne avokatin rilindistet vazhdojne te eksportojne hashash dhe te importojne plehra… Socialistet, ah se harruam ata serish ngelen te pagdhendurit e sistemit, jane thjeshte turma qe mban dhe mbron rilindjen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.