Të pandershëm me pandeminë, duhej të kishim 1500 raste

Të pandershëm me pandeminë, duhej të kishim 1500 raste

377
0
Shares

Nga dr.Artan Koni

Mjeku Artan Koni i ka bërë një analizë raportimeve të infektimeve me covid që nga fillimi i pandemisë ku ndër të tjera konstaton se sa të palogjikshme ishin shifrat e publikuara nga ISHP në kohën e izolimit.

Ai thotë se ne fakt duhej të kishim 1500 raste në ditë, ndërkohë që patëm vetëm 20 raste.

Komenti i Konit:

Grafiket zyrtare na tregojne se hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve, dhe se fajin nuk e kane njerezit. Deklarata te tilla nuk duhen marre seriozisht. Grafiku i Italise eshte ai tipik i nje pandemie. Ne kulmin e pandemise kishin mesatarisht 5000 raste. Pas hapjes se kontrolluar, kane mesatarisht 250 raste ne 24 ore. Per ta thjeshtuar, ne kulmin e pandemise kemi mesatarisht 20 here me shume raste. Le te shohim tani cfare ndodh me grafikun shqiptar:

Pas hapjes, kemi mesatarisht 75 raste ne 24 ore. Ne kulmin e pandemise, normalisht, duhet te kishim mesatarisht 1500 raste (20 here me shume). Ne fakt, na eshte thene se kishim mesatarisht 20 raste ne 24 ore. Deshira per te pasur me cdo kusht nje histori suksesi, na erresoi syte e po na nxjerr ne pah cdo dite e me shume, pa-aftesine tone ne menaxhimin e situates. Celesi i suksesit ne menaxhimin e ketyre situatave eshte perhere ndershmeria. Imagjinoni cfare do ndodhte nese do ishim te ndershem:

1- ne pikun e pandemise do raportonim mesatarisht 1500 raste ne dite. Ben sens, eshte pandemi fundja, populli do mirekuptonte edhe ate karantine spektakolare. Asnjehere nuk e kuptuam perse duhej karantine kur kishim 20 raste ne rang kombetar.

2- do pohonim me plot gojen se “kemi mangesi ne testime”. Nuk eshte fundi i botes, kete gje pohoi edhe ministri francez i shendetesise. Populli perseri do e mirekuptonte, sepse e di shume mire qe testet nuk prodhohen ne Shqiperi…dhe ne castin e nje pandemie globale, eshte llogjike te kesh mangesi te tilla. Kurre nuk e kuptuam perse nuk patem mangesi ne testime, ne nje kohe kur e gjithe bota kishte.

3- do pohonim se laboratori i ISHP-se nuk na mjafton, dhe do mobilizonim te gjithe laboratoret e tjere ne vend, si shteterore ashtu edhe ata private. Asnjehere nuk u komentua shkresa e ISHP-se drejtuar minsitrise ku thuhej: “nuk kemi kapacietet te mjaftueshem per testime”.

4- do pohonim se kemi mangesi respiratoresh, dorezash, veshjesh speciale, maskash etj…eshte pandemi fundja, populli do e mirekuptonte. Mangesi te tilla u hasen edhe ne vendet me te zhvilluara, jo më ketu tek ne.

Fotografia e Artan Koni

Fotografia e Artan Koni

Ndershmeria do e nxirrte ministrine e shendetesise me te suksesshme ne menaxhimin e situates. Nga ana tjeter, ndershmeria do shtonte presionin popullor per te alokuar me shume fonde per pandemine…fonde te cilat duhet te merreshin nga koncesione, tendera apo nga projekte te tjera dytesore, si ata 3D qe shohim shpesh neper lajme.

Nese nuk sillemi me ndershmeri gjate nje emergjence kombetare, kur do sillemi ??

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY