Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka kryer 973 testime dhe janë regjistruar 88 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19.
Sot Instituti i Shëndetit publik ka regjistruar 123 persona të shëruar.
Shpërndarja e rasteve vijon si më poshtë:Shkup 30, Kumanovë 8, Dibër 1, Shtyp 13, Prilep 5,Tetovë 3,Strugë 11,Veles 1,Bitola 1, Ohër 2, Kavadarci 1,Gostivari 1, Probistip 1, Kratovë 1, Sveti Nikole 1, Kërçovë 8.
Deri më tani janë bërë gjithsej 78.133 testime covid-19 dhe numri i përgjithshëmi të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 8197 persona, numri i pacientëve të shëruar është 4326, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 3486.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/