Pas virusit tani përmbytjet, Wuhani shëndërrohet në lumë, reshjet e mëdha të...

Pas virusit tani përmbytjet, Wuhani shëndërrohet në lumë, reshjet e mëdha të shiut marrin jetën e 141 personave

65
0
Shares

Të paktën 140 persona kanë humbur jetën dhe janë zhdukur nga vërshimet që kanë ndodhur në pjesën qendrore të Kinës si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut, ku qyteti Wuhan që konsiderohej si epiqendra e coronavirusit është shndërruar në një “lumë” të madh.

Qyteti i Wuhanit që ka 11 milionë banorë, gjendet në listën e qyteteve ku niveli i ujit në lumin Yangtze është rritur dhe që konsiderohet si lumi më i madh në Kinë.

Vërshimet në Kinë janë të zakonshme gjatë verës, në veçanti në afërsi të lumit Yangtze që i ka 6 mijë kilometra dhe kalon nëpër një sërë rajonesh.

Autoritet e atjeshme deri më tani kanë konfirmuar se 141 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur, kurse 28 mijë shtëpi janë shkatërruar – duke ua rrezikuar jetën 38 milionë njerëzve.

Megjithatë reshjet e mëdha të shiut dhe të pandërprera që nga java e kaluar,ka bërë që ndërtesat deri në katin e tretë të mbulohen nga uji.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY