Ndodh edhe kjo – Milionerët letër ku kërkojnë që t’iu rriten taksat...

Ndodh edhe kjo – Milionerët letër ku kërkojnë që t’iu rriten taksat për t’i ndihmuar botën

64
0
Shares

Një grup pre 83 personave që janë ndër më të pasurit në botë kanë bërë thirrje që taksat ndaj tyre dhe pjesëtarëve të tjerë të shtresës së pasur të rriten në mënyrë të përhershme në mënyrë që të ofrohet ndihmë për rimëkëmbje ekonomike nga kriza e koronavirusit.

Milionerët, përfshirë Jerry Greenfield dhe Abigail Disney, u bënë thirrje qeverive që t’i rritin taksat për njerëzit si ta menjëherë, në masë përmbajtësore dhe në mënyrë të përhershme, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Përderisa Covid-19 po e godet botën, milionerët si ne kanë një rol kritik që duhet ta luajnë për ta shëruar botën tonë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga 83 të pasurit.

“Jo, ne nuk jemi ata që po përkujdesen për të sëmurët në repartet intensive. Ne nuk po i vozisim autoambulancat që i sjellin të sëmurët në spitale. Ne nuk jemi duke i mbushur raftet e dyqaneve ushqimore apo duke shpërndarë ushqim derë më derë”, thuhet më tej në letër.

“Por ne kemi para, shumë të tilla. Para që janë dëshpërimisht të nevojshme tani dhe do të vazhdojnë të jenë të nevojshme në vitet që na presin, përderisa bota jonë të rimëkëmbet nga kjo krizë”, shkruhet aty.

Ky grup i milionerëve paralajmëroi se ndikimi ekonomik i krizës së koronavirusit do të zgjasë me dekada dhe do të mund t’i fusë në varfëri gjysmë miliardi njerëz.

Në mesin e milionerëve që e nënshkruan këtë letër janë Sir Stephen Tindall, që është njeriu i dytë më i pasur në Zelandën e Re me një pasuri prej 475 milionë dollarësh, dhe skenaristi britanik, Richard Curtis, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 30 milionë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY