Me mijra të infektuar, por spitalet e Bangladeshit qëndrojnë bosh, çfarë po...

Me mijra të infektuar, por spitalet e Bangladeshit qëndrojnë bosh, çfarë po ndodh…

113
0
Shares

Mijëra shtretër për pacientët me coronavirus në Bangladesh janë bosh, pavarësisht se vendi po lufton me një rritje të shpejtë të rasteve.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa pacientë u kanë thënë punonjësve të shëndetit se “ata më mirë do të vdisnin në shtëpi sesa të vdisnin në spital”, tha një zyrtar për një organizatë mjekësore për agjencinë e lajmeve AFP.

Bëhet fjalë për vendin i cili ka regjistruar rreth 183,795 infeksione me COVID-19, dhe rreth 3,000 raste të reja po shtohen çdo ditë, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 2.352 të hënën.

Por ekspertët mjekësorë thonë se shifrat e vërteta ka të ngjarë shumë më të larta sepse shumë pak testime janë kryer.

Dhe në kryeqytetin Dhaka, rreth 4.750 nga 6.305 shtretër të ndarë për pacientët me coronavirus nuk po përdoren, pranoi departamenti i shëndetit i qeverisë.

Madje ka vetëm rreth 100 pacientë në një spital të ri me 2,000 shtretër të ndërtuar posaçërisht për të luftuar pandeminë.

Autoritetet në qytetin e dytë të Chittagong, i cili është shfaqur si një pikë e nxehtë e virusit, thonë se vetëm gjysma e shtretërve të tij spitalor aktualisht janë të mbushur.

Të dy qytetet kanë një popullsi të kombinuar prej 25 milionë banorësh dhe përbëjnë afërsisht 80 për qind të 87,000 rasteve aktive të Bangladeshit.

Departamenti i shëndetësisë tha që shtretërit nuk po përdoren sepse shumë njerëz të infektuar po trajtoheshin në shtëpi.

“Shumica e pacientëve kanë simptoma të buta. Shërbime të përshtatshme të telemjekësisë janë të disponueshme. Kjo mund të jetë arsyeja e shtretërve të zbrazët në spitale”, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP, nënkryetari i departamentit të shëndetësisë, Nasima Sultana.

Por ekspertët e shëndetit dhe ata të infektuar nga virusi thonë se njerëzit janë të shqetësuar për nivelin e kujdesit që ata do të merrnin në një spital publik.

Spitalet publike të Bangladeshit nuk janë “miqësore me pacientët”, sipas Rashid e Mahbub, kreu i Lëvizjes për të Drejtat e Shëndetit në Bangladesh.

“Është krijuar një perceptim negativ, dhe kjo po bën që shumë pacientë të qëndrojnë në shtëpi. Pak njerëz mund të përballojnë spitalet e shtrenjta private”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY