Qytetarët nga Maqedonia, Malit i Zi, Bosnja s’mund të hyjnë në Kosovë...

Qytetarët nga Maqedonia, Malit i Zi, Bosnja s’mund të hyjnë në Kosovë pa vërtetim për COVID-19

60
0
Shares

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen, ku ka miratuar disa masa të reja për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me vendimin e ri të Qeverisë, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje e Hercegovinës, s’mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur me vete vërtetimin se kanë rezultuar negativ në testimet për COVID-19.

“Qeveria ka aprovuar edhe vendimin me të cilin obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës, që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVID-19, me anë të vërtetimit që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në vendimin e Qeverisë.

Sipas këtij vendimi, përjashtimisht nga ky vendim, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve, gjatë hyrjes përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test RT-PCR, por ata do të nënshkruajnë një deklaratë ku deklarohen se në afat prej 3 orëve do ta lëshojnë territorin e Republikës së Kosovës.

“Edhe qytetarët e këtyre vendeve që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për udhëtim në vendet e treta, nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test RT- PCR”, thekson vendimi.

Nga ky vendim përjashtohen edhe transportuesit që vijnë nga këto vende në Republikën e Kosovës.

“Transportuesit që vijnë nga këto vende në Republikën e Kosovës nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por janë të detyruar të respektojnë protokollet për transport ndërkombëtar”.

“Edhe transporti i organizuar me autobusë ose linja të rregullta ndërkombëtare në transit nga këto vende, nuk duhet të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por ata nënshkruajnë deklaratën me të cilën obligohen të lëshojnë territorin e Republikës së Kosovës brenda 5 orëve”.

“Të liruar nga obligimi për prezantim të testit RT-PCR janë edhe diplomatët e huaj nga shtetet e lartë cekura që janë të akredituar në RKS, si edhe familjarët e tyre. Gjithashtu janë liruar nga prezantimi i testit RT-PCR të gjithë shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët kanë edhe shtetësinë e Republikës së Kosovës, nëse kanë vendbanim në Kosovë”, bëhet e ditur në vendimin e Qeverisë.

Qeveria ka marrë vendim që prezantimin e vërtetimit për test RT-PCR negativ gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, të bërë më së largu para 72 orësh, janë të obliguar ta bëjnë shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinës që kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në Republikën e Kosovës. Po ashtu dhe ata që kanë të caktuar termine për mjekim në institucione shëndetësore të RKS-së dhe bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga Republika e Kosovës mirëpo me adresë vendbanimi në njërin nga shtetet e cekura në këtë vendim. /Express/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY