Vazhdon të mos marrë ende një zgjidhje e ardhmja e sulmuesit të kombëtares shqiptare Florian Kamberi.
Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Glasgoë Rangers, Kamberi është rikthyer te Hibernian pasi skuadra e drejtuar nga Steven Gerard vendosi të mos e blejë kartonin e tij.
Gjithsesi te Hibernian 25-vjeçari i rritur si futbollist në Zvicër nuk do të qëndrojë gjatë. Për të ka oferta nga Gjermania dhe Polonia, por Kamberi mund ta vazhdojë karrierën në Britaninë e Madhe pasi sipas “Daily Record” sulmuesi shqiptar kërkohet nga Hull City që luan në Championship dhe shumë shpejt transferimi i Kamberit te “tigrat” mund të bëhet realitet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/