Për të dytën ditë radhazi ka 4 humbje jete nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 3 prej viktimave janë gra, dy prej te cilave të moshës 57-vjeçare.
Gjithashtu edhe një 75 vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën nga COVID-19.
Qarku i Gjirokastrës vijon të ketë raste të të prekurve me covid-19. Ndërkohë në Gjirokastër është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.
Një pedagoge në Fakultetin e Ekonomikut e konfirmuar më parë me COVID-19, ka infektuar kolegen e saj.
Pedagogia e infektuar ka qenë e pranishme në ambientet e Universitetit dhe nuk ishte në dije se ishte e prekur me COVID-19.
Ndërkohë pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv.
Në Përmet sot janë shënuar dy raste të tjera, të cilat kanë pasur lidhje me arkëtaren e zyrës në qytetin e Përmetit.
Sa i përket gjendje shëndetësore ata nuk kanë shfaqur probleme dhe janë vetëkarantinaur në shtëpi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/