Një operacion i gjerë është zhvilluar ditën e djeshme nga Policia në Vlorë, ku janë sekuestruar drogë dhe armë, në pranga kanë përfunduar 6 persona, ndersa sasia e sekuestruar arrin në mbi 10 tonë drogë.
Policia Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Policisë së Shtetit, ka bërë te mundur finalizimin me sukses te këtij operacioni të përbashkët mbi bazën e të cilit janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas:
Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.
Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.
Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.
Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.
Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Dje Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, Grupet e FNSH Fier, midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 2 armë zjarri të llojit “automatik”,
– 1 armë zjarri e llojit “pushkë”,
– 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
– veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.
Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/