Deputeti që sot doli pozitiv me Covid-19, dje ishte prezent në seancën e Kuvendit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19. Gjithashtu, Selmanaj ka thënë për Express se dje ka qenë prezent në seancën e Kuvendit.
“Po, dje kam qenë prezent në seancën e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj për Express.
Megjithatë, deputeti i AAK’së shprehet i befasuar me rezultatet dhe i bindur se nuk e ka infektuar askënd tjetër.
“Unë jam shumë i befasuar nga rezultatet sepse jam ruajtur shumë. Gjithmonë kam qëndruar me maskë dhe gjithmonë e kam mbajtur distancën”, është shprehur Selmanaj.
“Prej meje s’ka shanca me marrë kërkush virusin”, shtoi Selmanaj.
Selmanaj ka thënë se brenda 10 ditëve është testuar dy herë, ku në herën e dytë ka dalë pozitiv.
Ai gjithashtu tha se para pak orëve ka shkruar se ka dalë negativ, megjithatë ishte vetëm një keqkuptim.
“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, ka shkruar Selmanaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/