Policia në Afrikën e Jugut ka thënë se pesë njerëz u vranë dhe më shumë se 40 të tjerë janë arrestuar pas disa të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në mëngjesin se së shtunës ku ishin disa pengje në një kishë afër qytetit Johannesburg.
Policia thotë se ka shpëtuar burra, gra dhe fëmijë të cilët ishin mbajtur peng nga një grup i personave të armatosur të cilë dyshohet se i kanë mbajtur peng njerëzit që kishin jetuar në kishë.
Policia më tej tha se më shumë se 30 armë u gjetën, duke shtuar se sulmi mund të jetë motivuar nga një grindje që ka mundur të ndodh mes anëtarëve të kësaj kishe dhe sulmuesve.
Në deklaratën e policisë thuhet se në mesin e të arrestuarve ishin pjesëtarë të policisë, forcave mbrojtëse dhe shërbimeve korrektuese, shkruan The Guardian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/