Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi dorëzoi sot në mesditëankimin në Kushtetuese për ligjin e vettingut. Përpara mediave ai deklaroi se PD nuk mund të bëhet palë në një krim kushtetues të kryeministrit Rama dhe mazhorancës: “Kjo nuk është vetëm shkelje e Kushtetutës, është një krim kushtetues, njëqind përqind në kundërshtim me standartet.PD dha konsensusin e plotë që korrupsioni të luftohet duke futur vettingun kushtetues por jo në asnjë sekondë PD nuk mund të mëbshtesë dhe është e gatshme të kundërshtojë përpara kësaj gjykate Kushtetuse shkeljet që bëri me ligjin e vettingut kjo mazhorancë”, u shpreh Bylykbashi.
Bylykbashi akuzoi Ramën se me ligjin shkeli konsensusin politik dhe vuri nën kontroll drejtësinë. “Me konsensus të plotë parlamenti miratoi një vetting i cili do të luftojë korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe më pas kjo do të çojë në luftën ndaj korrupsionit në qeveri. Kushtetuta për të bërë këtë ngriti institucione të pavarura kushtetuese. Do të jenë ato që duhet sipas Kushtetutës të bëjnë vettingun e gjyqtarëve. Në thyerje të plotë të Kushtetutës, të konsensusit politik që ngriti këto organe me kontributin e drejtëprdrejtë të zonjës Nuland dhe zotit Hahn u ngritën këto institucione, por Edi Ramës nuk i duhet kjo. Me ligjin e vettingut, duke shkelur Kushtetutën, ai kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, vettingun ta bëjnë zyrtarë të lartë të PS. Ta bëjë Alket Hyseni që është garant i Kushtetutës të PS dhe e dimë shumë mirë se çfarë ndodh atje, ta bëjë Arben Seferi zyrtar tjetër i lartë i PS. Me levat dhe instrumentat e tij të jetë ai që të kontrollojë gjyqtarët, të vendosë kush gjyqtar dhe prokuror të iki dhe më pas të caktojë ai gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetojnë këtë Kryeministër të korruptuar për korrupsion”, deklaroi Bylykbashi.
Një përgjigje deputeti demokrat rezervoi edhe për partnerët që kanë shprehur rezerva për ankimimin e PD në Kushtetuese, “eshtë standart i vendeve të BE dhe SHBA që dhe kur një germë e vetme e një ligji është në dyshim se shkel Kushtetutësn duhet të përballet me testin e Gjykatës Kushtetuese. Jo më një numër i pafund shkeljesh që cënon parimin e ndarjes së pushteteve”, tha Bylykbashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/