Aktorët e ndarjes së Kosovës, Berisha reagon pas artikullit të medias serbe:...

Aktorët e ndarjes së Kosovës, Berisha reagon pas artikullit të medias serbe: Ja trojka kryesore

169
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të një shkrimi nga një gazetë serbe me listën e 9 personave që njihen si aktorët e projektit për ndarjen e Kosovës.

“Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe padroni i tyre serbomadhi Vuçiç janë trojka kryesore për ndarjen e Kosovës. Në sipërmarrjen e tyre luftënxitëse dhe spastrimeve etnike ata kishin mbeshtetjen e George Soros dhe të disa diplomatëve dhe politikanëve të tjerë të blerë. Për hollësi lexoni artikullin e gazetes se Beogradit “Danas” kushtuar projektit antishqiptar të ndarjes së Kosovës dhe autorëve aventurierë të këtij projekti që donin të ndanin Kosovën dhe të ndiznin flakët e një lufte të re ballkanike,” shkruan Berisha.

Gazeta Danas publikon 9 aktorët pas ‘shkëmbimit të territoreve’: nga Aleks Soros dhe Volfgang Petriç te Edi Rama

Gazeta beogradase Danas, nëpërmjet një shkrimi special për ideatorët e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka zbuluar edhe emrat e tyre, duke cituar një personazh referencial në shoqërinë serbe, Sonja Biserkos, kryetare e Komitetit serb të Helsinkit. Biserko liston 9 emra, mes tyre një institucion, East-Ëest Institute në Nju Jork dhe 8 individë, ndërmjet tyre edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama. Në listë është edhe Aleksi, i biri i multimilardierit George Soros, i shumëdisktutuar në Shqipëri dhe Ballkan.

Shkrimi i plotë i Danas:

Për ta bërë të qartë tërë prapaskenën, aktorët e kësaj tendence, shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën merreshin vesh Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi….

… ishin East-Ëest Institute nga Nju Jorku, ish ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kameron Manter, Aleks Soros junior, Volfgang Petriç, ish i dërguari special për Kosovën nga BE-ja, Ivan Krastev, analist, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa në skenën vendore – Sonja Light, kryetare e Fondit beogradas për ekselencë politike, Ivan Vejvoda, bashkëpuntor i lartë i Institutit për Shkenca Shoqërore në Vjenë dhe Jelena Miliç, Drejtore e Këshillit të Atlantikut Veriore për Serbinë (CAES)- thotë për gazetën “Danas”, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit serb të Helsinkit për të drejtat e njeriut, në përgjigje të pyetjes sesi e komenton deklaratën e ish këshilltarit të Presdentit amerikan për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, se liderët e Serbisë dhe Kosovës që në vitin 2018, kanë biseduar për mundësinë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të çështjes së Kosovës, edhe përkundër kondërshtimeve publike nga ana e Presidentit Vuçiç.
Tërë kjo sipërmarrje, shton bashkëbiseduesja jonë, në opinionin publik ka qarkulluar si plan për “korrigjimin e kufinjve”. Kanë qarkulluar, shton Biserko, edhe shumë harta por askush nuk ka dalë publikisht me ndonjë plan konkret. Qeveria austriake ka mundësuar bisedën për këtë temë, kujton Biserko, kjo pikërisht në forumin Albah, në të cilin për herë të parë është biseduar zyrtarisht mbi “ndryshimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.
-Xhon Boltoni ka zbuluar atë që ishte tashmë e njohur. Është diçka e mirë që ai, si pjesë e këtij deal-i, e ka bërë këtë publike. Nuk ka më hamendësime. Sepse e tërë kjo përpjekje për ndarje nuk ishte transparente. Për të kujtuar, përveç dialogut të Brukselit, që duhej të kurorëzohej me normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, na doli se, paskan ekzistuar edhe kanale të tjera dialogu në disa qendra ndërkombëtare, ku dialoguesit serbë dhe kosovarë kanë biseduar në fshehtësi mbi modalitetet e marrëveshjes përfundimtare politike. Karl Bildti në tekstin e tij autorial për Uashington Post-in në vitin 2018, ka thënë se liderët politikë serbë dhe shqiptarë po merren vesh për shkëmbime territoresh, gjë që, sikurse e komentonte ai, është recetë për destabilitet gjeopolitik. Kjo ide ka qënë përherë opsioni i vetëm i Beogradit, megjithatë, me këtë rast ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e qarqeve udhëheqëse shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri- nënvizon Biserko.
Sipas fjalëve të saj ideja për “korrektimin e kufijve” është penguar nga Gjermania. Kjo ide, thjesht nuk mund të realizohej pa mbështetjen gjermane. Gjermania, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, e bazon në perspektivën e antarsimit të Serbisë në BE. Rëndësia e Gjermanisë në Ballkan është tejet e madhe, gjë të cilën e anashkalojnë si Thaçi ashtu edhe Vuçiçi, konkludon Sonja Biserko.
Sipas mendimit të Goran Miletiçit, Drejtor për Organizatën europiane Civil Right Defenders, deklarata e Xhon Boltonit nuk është befasi për askënd, në mënyrë të veçantë jo në Serbi, sepse përfaqësuesit e pushtetit në dhjetë vitet e fundit e kanë paraqitur këtë model si thelb të zgjidhjes edhe të asaj që është në përputhje me idenë e Presidentit të Serbisë sipas së cilës, “Serbia duhet të marrë diçka”.
-Megjithatë, kjo zgjidhje është tejet e papërgjegjshme sepse do të thotë destabilitet jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për shumë të tjerë në rajon. Për këtë të çudit fakti që administrata amerikane ka inkurajuar këto bisedime, nëse deklarata është e saktë- thotë Miletiçi.
Bojan Pajtiçi, ish kryetar i Partisë demokrate serbe, thotë për gazetën tonë se deklarata e Xhon Boltonit është vetëm një prej pohimeve të shumta se jetojmë në një shtet në të cilin udhëheqin autokratët që nuk ndjejnë as kërkesën më minimale për të ndarë me qytetarët informcionet me rëndësi kombëtare.
-Gjithçka në Serbi ndodh nën qilim. Nën qilim ndahen subvencionet dhe punët pa tenderim, nën qilim bëhen bisedime mbi ndarje territoresh, nën qilim funksionon edhe shtabi i krizës për luftën kundër pandemisë. Gënjeshtra dhe spin doktorët janë arma bazë e regjimit serb- konkludon Pajtiçi. /Përktheu Politiko.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY