Përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku një muaj më parë, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri shprehej kundër listave të hapura.
Për Bardhin, kryeministri Edi Rama nuk e ka hallin te qytetarët, por është i trembur nga ndryshimi që po vjen.
Postimi i Bardhit në Facebook
‘‘Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.
Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.
Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/