COVID-19/ Në Itali ulet numri i rasteve dhe i viktimave

COVID-19/ Në Itali ulet numri i rasteve dhe i viktimave

125
0
Shares

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 188 raste të reja me koronavirus, në krahasim me 276 të një dite më parë.

Në total, numri i të infektuarve me koronavirus nga nisja e pandemisë shkon në 242.827 persona.

Prej tyre, 34.945 persona kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima. Një ditë më parë ishin 12 viktima.

Numri i rasteve aktive në Itali aktualisht është 13.303.

Në spital janë të shtruar 826 persona me simptoma, prej tyre 67 janë në terapi intensive.

Lombardia vazhdon të jetë rajoni me më shumë të prekur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY