HISTORIA/ Babai më detyroi të martohem me përdhunuesin …

HISTORIA/ Babai më detyroi të martohem me përdhunuesin …

58
0
Shares

Një burrë kishte detyruar vajzën e tij 14 vjeçe të martohej me përdhunuesin e saj sepse ai e kishte lënë shtatzënë.

Sipas burimeve të ‘ABC News’ në Amerikë, i ati e kishte dërguar të bijën në shtetin e Missouri, atje ku lejohen martesat nën moshën 18 vjeçe.

Përdhunimi kishte ndodhur në vitin 2015 dhe që atëherë vajza edhe përdhunuesi ishin deklaruar të pajtimit për këtë martesë. Por pas 4 muajsh vajza ka pasur dështim të fëmijës dhe ishte detyruar ta abortonte. Ky kishte qenë edhe fat i mirë për vajzën sepse që prej atëherë ajo kishte kërkuar të ndahej nga përdhunuesi-bashkëshorti, 24 vjeçar.

Sipas vendimeve të gjykatës i ati është dënuar me 4 muaj burgim si dhe 3 vite lirim me kusht. Kurse përdhunuesi është dënuar me 15 vite burgim me akuzat për përdhunim.

Sipas dokumenteve në gjyq i ati pati deklaruar se kishte marrë këtë vendim pasi që ka vendosur se vajza duhet të martohet patjetër me personin që e lë shtatzënë e keshtu do te mbulojhej turpi i saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY