MARRËVESHJA/ Në 25 qershor do të votohet edhe për kryebashkiakun e Kavajës

MARRËVESHJA/ Në 25 qershor do të votohet edhe për kryebashkiakun e Kavajës

124
0
Shares

Marrëveshja e arritur në përfundim të negociatave midis liderëve të politikës, Edi Rama dhe Lulzim Basha, parashikon edhe datën e zgjedhjeve për rekun e bashkisë së kavajas.
Sipas kësaj marrëveshje,  zgjedhjet e pjesshme në Kavajë do të mbahen në një ditë me zgjedhjet e përgjithshme, në 25 qershor.
DRONI.al

NDRYSHIMET SIPAS MARRËVESHJES

A. ZGJEDHJET

1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
2. Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
3. Listat e zgjedhësve
a. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
b. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
6. Zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.
7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qëndror dhe vendor.
8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY