VIDEO/Rama tregon se çfarë do ndryshojë në marrëveshjen politike: Mbështesim hapjen e...

VIDEO/Rama tregon se çfarë do ndryshojë në marrëveshjen politike: Mbështesim hapjen e listave

133
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se çfarë do ndryshojë dhe çfarë nuk do të preket në marrëveshjen e arritur me Opozitën e Bashkuar në tryezën Politike të 5 qershorit.

Rama ka thënë se nuk behet fjalë për ndryshim sistemi, por do të qëndrojë sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se mbështetja për Listat e Hapura tregon që ai nuk ka prioritet komoditetin e tij por ajo që PS të reflektojë interesat dhe ambiciet e shoqërisë.

Po ashtu nuk do të preken zonat zgjedhore, kërkesë kjo e opozitës së re. Ndërkohë që kryeministri pohoi se e vetmja kërkesë që do të pranohet është hapja e listave të deputetëve.

Ndërkohë që kryeministri ka thënë se KQZ do të ndryshojë, por sipas dakordësisë së arritur me opozitën jashtë parlamentare (PD-LSI).

”Pra, kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten. Është një vendim i cili reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse. Siç e tha Taulanti, përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe por edhe për mua personalisht”,-shprehet Rama.

QËNDRIMI I PS PËR PËRMBYLLJEN E PROÇESIT TË REFORMËS ZGJEDHORE NË PARLAMENT BRENDA KËTIJ SESIONI TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 10 juillet 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY