Lulzim Basha: Nëser një ditë e keqe për Ramën, Beqajn, Tahirin dhe...

Lulzim Basha: Nëser një ditë e keqe për Ramën, Beqajn, Tahirin dhe Ahmetajn

56
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se PD do të votojë nesër ligjin për SPARK duke theksuar se ka qenë plotësisht ndikimi i PD që ligji ka siguruara konsensus ndërkohë që është një ditë e keqe për Kryeministrin dhe shpurën e tij të korruptuar. Ndërkohë kishte edhe një lajmërim për ambasadorët që kanë rimarrë axhendën e qeverisë në lidhje me reformën në drejtësi.

“Jemi të vendosur dhe të qartë, ligji për SPARK është gati për miratim dhe PD do ta votojë atë. Ky ligj pati pengesa dhe stërkëmbësha, fillimisht për të qenë si seksion i Saimir Tahirit me emrin Byroja e Hetimit. Edhe javët e fundit ata bënë gjithçka ti vendosnin mbi kokë figura politike si ato që drejtojnë disa zyra të qeverisë. Falë qëndrimit tonë këto kanë rënë dhe ligji është në standardet demokratike. Saimir Tahiri dhe klanet e drogës që kanë marrë një goditje në sekuestrimin e deri 20 tonë kanabis, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, nuk do të kenë ditën më të mirë të jetës së tyre nesër. Ligji i zgjidh duart atyre që kanë integritet për të ndalur klasën e korruptuar dhe të inkriminuar. Nesër ka lajm të mirë votimin e strukturës antikorrupsion me vizionin e PD”, tha Basha.

Lidhur me ligjet e tjera Basha tha se për shkak të qëndrimit të mazhorancës është shkelur votimi me konsensus dhe PD do të veprojë njësoj si për ligjin e vettingut, duke i cuar ato në Kushtetuese. Edhe për ligjin e SPARK kishte një skenar për ta shtyrë atë deri në përfundim të mandatit të qeverisë Rama, por ky skenar dështoi, tha kryetari i opozitës.

Në vijim ai tha se nuk është detyrë e asnjë ambasadori të tregojë detyrën e tij si kryetar i opozitës, PD, si qytetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY