Përfundon “samiti virtual” i Parisit, dialogu shtyhet, Vuçiç zbardh detaje pas takimit

Përfundon “samiti virtual” i Parisit, dialogu shtyhet, Vuçiç zbardh detaje pas takimit

135
0
Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kishte një bisedë të vështirë në samitin virtual të Parisit midis Serbisë dhe Kosovës, dhe se vendi i tij “kishte një pozicion të ndryshëm nga të gjithë pjesëmarrësit”.

Ai deklaroi se vazhdimi i dialogut u shty për të enjten dhe se një video-konferencë do të mbahet në Bruksel të dielën.

Shqiptarët erdhën me kërkesa maksimale”, tha ai, raporton Tanjug. Macron ka thënë se kthimi në negociata është i domosdoshëm, transmeton Klan Kosova.

Rezultate substanciale janë arritur për dhjetë vjet me ndërmjetësimin e BE-së. Duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, është shprehur Macron.

“Sipas asaj që shohim ka një problem. Të gjithë prej nesh janë përfshirë në këtë mosmarrëveshje dhe mendoj se stabiliteti i Ballkanit është përgjegjësi e Bashkimit Evropian”. “Dialogu është në interes të të gjithëve. Ka situatë të paqëndrueshme me shumë rreziqe dhe jostabilitet”.
Ndërkaq më 12 korrik Hoti do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin me kryetarin e Serbisë, takim ky që do të ndërmjetësohet nga Borrelli dhe nga emisari për dialogun Miroslav Lajçak. Zyrtarë të BE-së kanë thënë se do të tentohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY