DETAJE/Koronavirusi iu merr jetën dhe dy personave të tjerë tek Infektivi

DETAJE/Koronavirusi iu merr jetën dhe dy personave të tjerë tek Infektivi

126
0
Shares

Edhe 2 persona te tjera i shtohen listes se viktimave nga koronavirusi. Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Lajmin e kane konfirmuar perfaqesues te ministrise se shendetesise ne perditesimin  e te dhenave.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Me dy viktimat e sotme, numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi ne vend shkon ne 85.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY