EMRI/SPAK merr një tjetër prokurore, KPA e konfirmoi në detyrë

EMRI/SPAK merr një tjetër prokurore, KPA e konfirmoi në detyrë

144
0
Shares

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka vendosur sot kònfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, pavarësisht se Komisioneri Publik kishte evidentuar probleme me pasurinë e saj fillimisht. Por në mënyrë të papritur gjatë procesit KP ishte tërhequr nga ankimimi, dhe i hap rrugën që Kajana të emërohet në SPAK.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Manjola Kajanës, e cila u kònfirmua në detyrë nga vettinngu në KPK, në korrik 2019, duke u zgjedhur edhe si një ndër 15 prokurorët në garë për SPAK. Në akimin e Komisionerit Publik thuhej se ky veprim vinte për shkak të pròblemeve me pasurinë.

Prokurorja e Krímeve të Rènda u kònfirmua në detyrë më 18 qershor 2019 ndërsa sipas Komisioneri Publik, hètimi ndaj saj ishte i paplotë nga shkalla e parë e vettingut. Por më pas Komisionerit Publik u tërhoq nga këto pretendime çka do të sjellë dhe kònfirmimin e saj në detyrë.

Bashkë me Kajanën, SPAK ka tashmë 13 prokurorë, ndërkohë që mbeten bosh edhe dy vende për të përmbushur kourumin e saj prej 15 anëtarësh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY