Zbulohen emrat e lojtarëve të tjerë të prekur me Covid tek Partizani,...

Zbulohen emrat e lojtarëve të tjerë të prekur me Covid tek Partizani, çfarë ndodh me Derbin

93
0
Shares

Rreth mesnatës, mesohet se tre futbollistë të tjerë te Partizanit, pas Boldorit dhe Feratit, kanë dalë pozitivë me “COVID-19”.

Bëhet fjalë për Çinarin, Koten dhe Malën. Të tre lojtarët janë asimptomatikë dhe se nuk kanë shfaqur as problemin më të vogël shëndetësor.

Në total janë pesë futbollistë dhe kjo është goditje e rëndë për klubin e kuq, sepse këta lojtarë mund të rikthehen vetëm për ndeshjen e fundit të kampionatit, duke qenë se do t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.

Në total janë kryer 50 tamponë, dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuara nga ISHP-ja (Instituti i Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, kanë rezultuar pozitivë me ‘COVID-19’ dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativë. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave, është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, thuhej në komunikatën e Partizanit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY