Miratohen ndryshimet në aktin Normativ, sa do të gjobiten bizneset në plazhe...

Miratohen ndryshimet në aktin Normativ, sa do të gjobiten bizneset në plazhe nëse nuk respektohen rregullat

207
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet e reja në aktin normativ sa i takon masave të sigurisë anti-covid në zonat bregdetare.

Me ndryshimet e reja parashikohet deri në 700 mijë lekë gjobë për bizneset që shkelin protokollin sanitar dhe në rast përsëritje do të shkohet në mbyllje të veprimtarisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se, përmes ndryshimeve në aktin normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID19.

“Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike”, tha Manastirliu në Kuvend.

Duke e vënë theksin te rëndësia e zbatimit të masave, Manastirliu e vuri kërkoi mirëkuptimin e biznesit dhe qytetarëve.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY