Koncensioni Milot-Fier/Ish-deputetja zbulon fituesin e paracaktuar: Ja cila është firma që mori...

Koncensioni Milot-Fier/Ish-deputetja zbulon fituesin e paracaktuar: Ja cila është firma që mori tenderin pa garë

189
0
Shares

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook lidhur koncesionin për rrugën Milot-Fier.

Në postimin e saj Tabaku shkruan se rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë  115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna.

Për Tabakun, aksi Milo Fier për bën një tjetër histori vjedhje me një barrë për kurrizin e shqiptarëve që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP.

https://www.facebook.com/watch/?v=281472063174427&t=0

“Pra pavarësisht se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ende nuk ka hapur zyrtarisht garën,  GEK TERNA ka nxituar të sigurojë fondet, duke përforcuar zërat për aferë për koncesionin 35-vjeçar.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një prej blerësve më të mëdhenj të obligacioneve të GEK TERNA, ka njoftuar zyrtarisht se kompania do të përdorë këtë fond për të financuar investimet e reja në koncesione dhe projekte infrastrukturore.

Kjo garë e paracaktuar do gjenerojë 4 deri në 6 miliardë euro, si pasojë e vjeljes 35 vjeçare të tarifës 8,6 euro për të përshkuar 115 kilometra rrugë, nga të cilat 62 kilometra janë ekzistuese”,-thuhet ne reagimin e fundit nga Partia Demokratike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY