EMRAT/Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, SPAK mbyll hetimet, dërgohen për gjykim...

EMRAT/Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, SPAK mbyll hetimet, dërgohen për gjykim 21 persona

125
0
Shares

SPAK ka përfunduar hetimet për 21 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria në Greqi, duke çuar dosjen për gjykim.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Trafikimit të Narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunimin e veçantë të “Grupi i strukturuar criminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në gjykim janë dërguar: Aleks Nanaj, Petrit Nanaj, Kejdi Sadushi, Armand Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Emiljant Lamkollari, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Jonida Jorgji, Sara Hatia, Odise Ymeri, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Aleks Likaj, Donaldo Nela, Artan Hoxha, Andrea Caca dhe Pashk Syla.

Hetimet kanë evidentuar se jemi para një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal është bashkëpunuar ngushtë me Autoritetet Greke duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e hetimeve në të njëjtën kohë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që në territorin grek të sekuestrohen në disa raste lëndë narkotike, në total është bërë e mundur të sekustrohet një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Gjithashtu në Greqi janë arrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe shtetas grek.

Ndërsa në Shqipëri, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike me peshë në total 280 kg “Cannabis sativa”. Për tu theksuar është fakti se krahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të arrestohen dhe procedohen penalisht nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë, Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjer,-thuhet ne deklaraten zyrtare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY