“Na mbive” në sy o Tirkë”, Aktorit të mirënjohur shqiptar i jepet...

“Na mbive” në sy o Tirkë”, Aktorit të mirënjohur shqiptar i jepet pensioni qesharak

359
0
Shares

Sotiraq Bratko, i cili ka luajtur me qindra role nëpër filmat shqiptarë, i njohur më së shumti me rolin e “Tirkës” në filmin “Shoqja nga fshati”, tashmë ka dalë në pension.

Këtë lajm e ka dhënë gazetari Ilir Jano, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka konsideruar një skandal, pasi aktorit i është caktuar shuma prej 131 mijë lekë të vjetra.

Jano thekson se Bratko nuk duhet të mërzitet ka respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve.

Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!“Na mbive” ne sy o Tirke…Na mbive ne sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenes, pothuajse gjithmone TI, mes miqsh e shokesh, pothuajse gjithmone TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmone TI…I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” perseri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt eshte 13.100 lek, i buzeqeshur, ndonese “te medhenjte” lart i kane kursyer titujt per ty…i buzeqeshur, ndones “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojne kur ju duhesh…
I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithe te vleresojne, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit… Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”, shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY