“Vjedhja më e madhe”, PD reagon për rrugën Milot-Fier: 20 mln euro...

“Vjedhja më e madhe”, PD reagon për rrugën Milot-Fier: 20 mln euro për kilometër për rrugë dhe autostrada ekzistuese

117
0
Shares

Partia Demokratike reagon serish per koncesionin Milot Fier, te cilen e kane quajtur vjedhjen e radhes.

Nga Thumana, Dorian Teliti shprehet se vjedhja 1.2 miliard euro me koncesionin Milot-Fier, eshte 20 milionë euro për kilometër për rrugë dhe autostrada ekzistuese.

Ai shprehet se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. Sipas Telitit, çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.

Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit.

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.

7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një rrugë të ngjashme, ndërtimin e bypass-it të Fierit me një kosto prej 1.8 milionë euro për kilometër. Ndërsa qeveria në ikje kërkon ta tenderojë rruigën me 20 milionë euro kilometri.

Në vend të heshtjes, Edi Rama dhe Belinda balluku duhet të flasin dhe t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro?”,-shprehet Teliti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY