Dalin pozitivë pjesëtarë të mjekut të infektuar në Bulqizë, në Berat me...

Dalin pozitivë pjesëtarë të mjekut të infektuar në Bulqizë, në Berat me COVID punonjës të Shëndetit Publik

123
0
Shares

Në qytetin e Beratit janë zbuluar disa raste të reja me COVID-19, ndërkohë që sot janë regjistruar 4 raste të prekurish me Coronavirus.

Vetëm dy prej rasteve të sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme të regjistruara dje brenda institucionit të DSHP-së Berat,ndërkohë që 2 rastet e tjera janë raste të reja.

Mes të infektuarve të sotëm janë sërish 2 punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat që mendohet se janë infektuar nga rastet e djeshme që rezultuan “pozitivë” në këtë drejtori. E infektuar ka dalë edhe një infermiere nga Ura-Vajgurore e cila punon në një qendër shëndetësore në këtë bashki. Covid-19 është rikthyer sërish edhe në fasoneritë e qytetit të Beratit ku një punëtore ka rezultuar sot “pozitive”.

Ndërkohë në Shkodër janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19, ku ndër to është një mjeke e dalë në pension.

Sakaq në Dibër janë zbuluar 5 raste të reja me Covid-19 , 4 pjestarë të mjekut në Bulqizë. Qarku i Dibrës ka arritur në 17 persona të infektuar me Covid-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY