Meta iu kujton partive politike objektivat jetike: Tension artificial, përqëndrohuni në këto...

Meta iu kujton partive politike objektivat jetike: Tension artificial, përqëndrohuni në këto dy pika

134
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar partitë politike në Shqipëri, të cilët kanë nisur fushatën zgjedhore, ndonëse data e zgjedhjeve nuk është caktuar akoma, ndërkohë që sipas tij pandemia dhe borxhi publik po rriten.

Meta e quan retorikën politike në distancë një tension artificial që largon vëmendjen nga çështje jetike.

Kreu i shtetit bën thirrje që nuk duhet humbur asnjë minutë për përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave që të ecim bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta. Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.

Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani!”, shkruan Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY