Rastet e para me COVID, Partizani iu bën testin të gjithë lojtarëve

Rastet e para me COVID, Partizani iu bën testin të gjithë lojtarëve

73
0
Shares

Klubi i Partizanit ka konfirmuar dy futbollistët e skuadrës të infektuar me COVID-19.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, por gëzojnë shëndet të mirë duke u vetë-karantinuar në banesat e tyre.

Klubi ka dalë me njoftimin zyrtar, ku theksohet: “FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve, mbasi dy prej pjesëtarëve të skuadrës, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY