Protesta ne Beograd e Novi Sad, Vucic perdori pandemine per te forcuar...

Protesta ne Beograd e Novi Sad, Vucic perdori pandemine per te forcuar autokracine

84
0
Shares

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë kete mbremje shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, raporton Evropa e Lire.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë ndersa raportohet edhe per te plagosur, sipas AP.

Protesta janë organizuar edhe në qytete tjera.

Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

Gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS).

Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe.

PoAta e akuzojnë presidentin Vuçiç se përdori pandeminë për të çimentuar pushtetin personal, teksa lejoi mbajtjen e zgjedhjeve, ku nuk mori pjesë opozita.

Mijëra veta u hodhën të martën mbrëma në protesta në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet, për shkak të situatës së përkeqësuar me COVID-19.

Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet më masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit, kritikuan presidentin serb se po e përdor mbylljen për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY