Horoskopi, 9 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 9 Korrik 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

382
0
Shares

Dashi

Mos hezitoni te diskutoni hapur sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj sentimentale. Vetëm ne këtë mënyrë do e kaloni fazën e vështirë. Beqaret do ndërmarrin iniciativa dhe do fillojnë histori dashurie emocionuese. te ardhmes asnjëherë nuk i dihet. Me financat duhet te bëni kujdes. Nuk është ende momenti për te kryer investime te konsiderueshme.

Demi

Yjet do jene ne anën tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me e bukur. Do flisni hapur për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort. Beqaret ka rrezik te ngatërrohen me një person i cili ne fakt nuk ju përshtatet aspak. Gjendja e financave do jete disi me e mire. Do jeni me te organizuar dhe do tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

Binjaket

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa problemin me te vogël. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundni. Beqaret pas aventurave te shumta qe kane kaluar, sot do e ndiejnë nevojën e një lidhjeje serioze. Mundësitë do jene te mira, mjafton qe ata t’i shfrytëzojnë. Financat do jene te qëndrueshme. Do arrini t’i shlyeni borxhet me ne fund.

Gaforrja

Venusi do e zbukuroje edhe me tepër jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit dhe do ndiheni gati për te hedhur hapa te rëndësishëm me te. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme te cilat do ua bëjnë ambientin me harmonik. Për financat do përkujdeseni me shume se kurrë me pare, por gjendja është aq e keqe saqë do jete e vështirë për te pasur menjëherë përmirësime.

Luani

Do jeni shume pasionante gjate gjithë kësaj dite dhe do dëshironi ta keni pranë partnerin për t’i shprehur çdo ndjenje qe keni ne zemër. Do kaloni plot momente e lumtura. Beqaret do fillojnë te joshin një person me te madh se vetja, por me plot cilësi. Rruga do jete paksa e gjate. Ne planin financiar tregohuni sa me te moderuar ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Virgjeresha

Dashuria ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do flisni hapur për çdo gjë dhe do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë prandaj do i refuzojnë edhe ftesat qe do iu bëhen për takime. Te ardhurat do fillojnë te rriten për shkak te disa parave qe do merrni nga një pune e kryer se fundmi.

Peshorja

Do jeni mjaft realiste sot ne jetën tuaj sentimentale dhe nuk do ju dale asgjë e papritur. Do e shijoni çdo çast deri ne sekondën e fundit dhe do ndiheni te lumtur. Beqaret do kenë takime impresionuese, por asgjë me shume sesa aq. Për financat do jete dite pozitive. Do arrini te kryeni edhe disa transaksione te rëndësishme te cilat do e përmirësojnë me tepër gjendjen.

Akrepi

Dite shume e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe ndjeni pa menduar aspak për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite rutine. Do vazhdojnë ta kërkojnë ne çdo vend personin ideal, por serish nuk kane për ta gjetur. Ne planin financiar gjendja do vije duke u përmirësuar fale ndihmës qe do iu japin disa familjare.

Shigjetari

Urani do jete planeti qe do kujdeset mjaft sot për jetën tuaj sentimentale. Ai do ju krijoje një ambient te ngrohte dhe do merreni vesh edhe me shikime me partnerin tuaj. Beqaret duhet te tregohen te matur me çdo hap ne mënyrë qe nesër te mos pendohen me zgjedhjet qe do bëjnë. Financat do jene shume problematike. Nuk do arrini te kryeni asnjë lloj shpenzimi.

Bricjapi

Rutina do jete armiku me i madh i jetës suaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te joshur dhe për te filluar lidhje serioze. Financat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar. Qe prej kohesh duhet te kishin ndjekur këtë strategji ne mënyrë qe gjendja te kishte mbetur e qëndrueshme.

Ujori

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni gati te bëjnë dhe ndonjë sakrifice vetëm për t’u ndier sa me mire. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse do vuajnë tej mase. Ne planin financiar bëjini mire llogarite para se te shpenzoni ne mënyrë qe mos keni surpriza te këqija.

Peshqit

Do flisni hapur për çdo gjë sot me atë qe keni ne krah dhe kjo do beje qe marrëdhënia juaj te mos ketë aspak probleme apo vështirësi. Do jeni te vetëdijshëm për gabimet e se shkuarës dhe do mundoheni me çdo mënyrë qe t’i zgjidhni. Beqaret do pëlqejnë disa persona, por nuk do gjejnë fjalët e duhura për t’i shprehur ndjenjat. Financat do mbeten te mira edhe për pak kohe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY