Gjykata e Elbasanit bashkon denimet e Dritan Dajtit ne nje, ja sa...

Gjykata e Elbasanit bashkon denimet e Dritan Dajtit ne nje, ja sa vite i mbeten ne burg atij qe vrau 4 police

226
0
Shares

Gjykata e Elbasanit ka vendosur bashkimin e denimeve te Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti ka qenë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Tani Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, Dritan Dajtit i denuar për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Dritan Dajti vrau ne 2009 4 efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec ne nje aksion te policise per arrestimin e tij ne Durres.

Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti, sipas prokurorisë ishte dhe Ledio Mara, shok i Dajtit nga Lushnja dhe u plagos Fatjon Shamku.

Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Kërkesa e Dajtit është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe me 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY