Koni i largoi nga Universiteti por ata drejtojne zgjedhjet per rektorin e...

Koni i largoi nga Universiteti por ata drejtojne zgjedhjet per rektorin e ri

100
0
Shares

Rektori i Universitetit te Tiranës ka anuluar sot zgjedhjet ne Universitet pasi senati nuk arriti te krijonte komisionin e zgjedhjeve, nderkohe qe nje tjeter komision po vikon procedurat edhe pse Rektori i ka larguar nga puna ne Universitet.

Fill pas ketij vendimi kanë reaguar pas kërkesës së Rektorit aktual Mynyr Koni për anulimin e zgjedhjeve në Universitet.

Artan Hoxha dhe Mimoza Hafizi shprehen kundër kësaj kërkese.

Sipas Hoxhës, Mynyr Koni nuk ka asnjë kompetencë për të anuluar zgjedhjet.

Procesi ka nisur, tashmë jemi në fushatë” thotë ai.

Edhe Hafizi nënvizon se procesi zgjedhor ka nisur dhe se  njohin Komisionin Institucional Zgjedhor që ka miratuar senati akademik.

Jemi në periudhe fushate, nuk mund të anulohen zgjedhjet” shprehet ajo.

Më herët Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deklaroi se zgjedhjet universitare nuk mund të mbahen më 30 korrik.

Sipas tij, për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT-së për anëtar të KIZ, Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ) nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Ai shton se kjo ka ardhur si pasojë e kaosit që kanë shkaktuar 5 ish-personel akademik të UT, të cilëve, sipas Konit, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY