Ish-deputeti ngre zërin: Infermieres me simptoma s’i bëjnë tamponin! Vetëm 5 tamponë...

Ish-deputeti ngre zërin: Infermieres me simptoma s’i bëjnë tamponin! Vetëm 5 tamponë për Shkodrën?

143
0
Shares

Ish-ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ka bërë publik rastin e një infemierje në Shkodër që sipas tij ka simptoma të Covid-19, por nuk i bëhet tampon.

Spahia thotë se refuzimit të kërkesës së saj, i është dhënë justifikimi se nuk ka më tampone, pasi sipas tij Shkodra e ka racionin vetëm 5 tamponë në ditë.

“Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19.  Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë?

Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë????

Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë?

A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë? Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????”, thotë Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY