FOTO/Nuset janë gati të martohen, por pandemia i pengon

FOTO/Nuset janë gati të martohen, por pandemia i pengon

132
0
Shares

Pandemia koronavirus ka bërë që dasmat në të gjithë botën të anulohen ose shtyhen, disa nga izolimi dhe të tjera për shkak të distancimit social dhe rregullit për një numër të kufizuar të ftuarish.

Kjo ka prishur planet e shumë çifteve dhe për pasojë ditën më të bukur të tyre. Një grup nusesh të zemëruara nga këto zhvillime zhvilluan një protestë të veçantë në Romë të Italisë, pranë “Fontana di Trevi”, kundër efekteve të pandemisë.

“Jam këtu për të protestuar pasi duhej të martohesha këtë vit, por nga pandemia nuk mund të gjeja një restorant, kështu që isha e detyruar ta shtyja për vitin tjetër. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë dhe të martohem vitin tjetër”, u shpreh një nga protestueset.

Dasmat u lejuan sërish të mbaheshin në Itali që prej 18 majit, por me shumë pak të ftuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY