“Rama po i jep goditje fatale ekonomisë”, Basha mesazh: Çfarë po sjell...

“Rama po i jep goditje fatale ekonomisë”, Basha mesazh: Çfarë po sjell rritja stratosferike e borxhit publik

98
0
Shares

Me nje karikature ironike, lideri i opozites Lulzim Basha ka dhene nje mesazh per ndjekesit e tij qe te  jene me vigjilente kur flitet per kryeministrin Edi Rama.

Duke e quajtur Edi Ramen, RAMAVIRUSI, Basha thote se ai po e gërryen nga brenda ekonominë tonë.

Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë”,-shprehet Basha.

Nderkaq, kryedemokrati vijon tiu kujtoje shqiptareve se mund te shpetojne nga kjo situate.

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”,-shprehet ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY